Anita Shushku, drejtore e Shoqatës për Energjinë e Rinovueshme në Shqipëri është e mendimit se vendi i ka të gjitha mundësitë dhe kapacitet që ky objektiv i qeverisë të realizohet.
Jo vetëm që Shqipëria të sigurojë energjinë që i nevojitet, por edhe të eksportojë. Ajo thotë se investimet në burimet alternative të energjisë janë duke ecur me ritme të kënaqshme, çka e bëjnë Shqipërinë të jetë lider në këtë drejtim në rajon.
“Në krahasim me rajonin investimet në energjinë nga dielli kanë ecur me ritme të larta. Deri para dy vitesh energjia e fotovoltaike zinte 1-2% të prodhimit. Në vitin që lamë pas do të kemi 11-12% të prodhimit vendas. Është një ndryshim shumë cilësor. Në 2025 do të jetë dhe më i lartë. Ndërkohë janë dhënë 400 licenca me një kapacitet 427 megavat të instaluar, që do të thotë një sasi sa 15% e prodhimit vendas. Këto shifra janë shumë positive”, – sqaroi Anita Shushku gjatë një interviste.
Më këtë interesim dhe licenca të dhëna, në fund të 2023 a është i realizueshëm ky objektiv?
“Ky është synim i realizueshëm. Mjafton që të ritmi i investimeve të vijojë. Por kjo fushë është duke vuajtur nga mungesa e sigurisë juridike. Institucionet publike nuk i përmbahen kontratave të nënshkruara. Rrugës dalin detaje shtesë që nuk ishin parashikuar. Janë kosto të shtuara nga njësitë vendore me taksat që ata aplikojnë apo dhe tarifa nga agjenci të ndryshme ku janë shtrirë këto investime, siç janë zonat e mbrojtura. Deri tani janë rreth 60 subjekte që kontestojnë këto kosto të shtuara dhe do t’i ankimojnë ato në gjykatë”, – tha Shushku.
Ndërkohë qeveria ka hapur dhe disa ankande për parqe fotovoltaike dhe eolike. Konkretisht ka nisur prodhimin parku i Karavastasë, në proces investimi është parku i Spitallës, është hapur ankandi për parkun fotovoltaik hidrid dhe parkun eolik hibrid. /vizionplus.tv