Opozita duket e painteresuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale në Kavajë, që do të zhvillohen me 7 maj.

Kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Edi Paloka, në një prononcim për mediat, tha se presidenti zbatoi detyrimin kushtetues për caktimin e datës së zgjedhjeve, por PD nuk tërhiqet nga vendimi i saj i bojkotit.

Paloka tha se për PD-në nuk ka ndryshuar asgjë dhe se mbetet e vendosur për të mos marrë pjesë në asnjë proces zgjedhor me kryeministër Edi Ramën.