Prof. Dr. Donjeta Bali është drejtuesja e re e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, e cila thekson se një profesioniste me përvojë, merr drejtimin e institucionit më të madh spitalor në vend me përkushtimin për të çuar përpara standardet e kujdesit shëndetësor dhe shërbimin ndaj pacientëve.
“Suksese në këtë detyrë të rëndësishme, me bindjen se në qendër do të jetë gjithmonë pacienti dhe shërbimi cilësor! Një falënderim i veçantë për Prof. Dr. Alma Cani, për punën dhe kontributin e saj gjatë drejtimit të QSUT-së, në një periudhë sfidash të shumta”, shkruan Koçiu.

Doktoresha e njohur nga Durrësi Donjeta Bali prej më shumë se 20 vitesh pjesë e QSUT-së, ofron kujdes shëndetësor në shërbimin e Pediatrisë e specializuar në fushën e Onkohematologjisë pediatrike dhe sëmundjet e rralla.