Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u takua me zv.shefin e Byrosë së Gardave Kombëtare të SHBA, Gjeneralin me 3 yje Marc H. Sasseville.

Përmes një postimi në Facebook, Peleshi thekson se i ka shprehur Gjeneralit Marc H. Sasseville gatishmërinë për të intensifikuar edhe më tej bashkëpunimin.

Një takim entuziast me zv.Shefin e Byrosë së Gardave Kombëtare të SHBA, Gjeneralin me 3 yje Marc H. Sasseville. Bashkëpunimi i deritanishëm në fushen e modernizimit, edukimit e trainimit të ushtarakëve, pjesëmarrjes në misione të përbashkëta etj, do të intensifikohet edhe më tej. Projekti ambicioz i rimodelimit të Akademisë së Forcave të Armatosura – tashmë një objekt i rëndësishëm në axhendën e bashkëpunimit dypalësh SHBA-Shqipëri.

Mbështetur në partneritetin special strategjik me SHBA, Shqipëria do të mbetet leva e mbajtjes së orientimit të Rajonit tonë nga Perëndimi.”, shkruan ai.