Një pemë e madhe ka rënë mbi një automjet në lëvizje sot në Durrës, teksa ka shpëtuar për mrekulli drejtuesi i makinës.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune, pranë Urës së Dajlanit, ku pema ka rënë mbi mjetin tip “Audi” që ishte në lëvizje dhe gjithashtu ka dëmtuar edhe një makinë tjetër të parkuar.

“DurrësLajm” mëson se nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.

Ky nuk është rasti i parë që pemët e vjetra rrëzohen në qytetin e Durrësit, duke rrezikuar seriozisht jetën e qytetarëve. Edhe një muaj më parë kur moti ishte i keq me stuhi, dy pemë u rrëzuan brenda 24 orëve në qytet, edhe po ashtu nje shtyllë ndriçimi në shëtitoren “Taulantia”.