Nga Dritan Hila

Per 8 monstrat e Kavajes

Ç’ka do them me poshte, nuk jane fjale te hedhura ne inat e siper por te menduara mire. 

Se pari e kam me policet e Kavajes qe kane marre denoncimin dhe nuk jane vene ne levizje. Jeni plehra. Ndersa eproret tuaj qe kane qene ne dijeni dhe nuk kane levizur jane ca plehra me te medhenj se ju. Nuk e di çfare masash do marre ministri por nese nuk ben piazza pulita ne ate komisariat, dhe nuk çon per ndjekje penale fajtoret e mbulimit te krimit, eshte po aq fajtor sa 8 monstrat. 

Se dyti e kam me prinderit. Nuk do zgjatem shume sepse dardha bie nen dardhe dhe ju jeni ata qe keni rritur monstra te tilla. Pra ngjani. Ndaj na i kurseni te dalat me fraza steriotipe te llojit “jetojme me dhimbjen e viktimes” apo “i kerkojme falje dhe e kuptojme”. Ju nuk kuptoni asgje. Vetem shtireni sepse keni friken e fatit qe do kene femijet tuaj por aspak brerje ndergjegjeje. 

Ne fund e kam me ato 8 monstrat. Keni shkaterruar nje jete. Nje qenie te pafajshme dhe te pafuqishme e keni shkaterruar fizikisht dhe psikologjikisht. Jeta e saj nuk ka per te qene me asnjehere ajo qe ka enderruar dhe fytyrat tuaja te peshtira do ti shfaqen ne makthet e nates. 

Keni shkaterruar prinderit e saj. Nese ka nje Zot, paste meshire per ta. 

Por kam nje shprese te madhe per ju. Me kane thene se ne burgjet shqiptare zakonisht te tilla krime, te burgosurit e vjeter i shperblekan me te njejten monedhe. Domethene kolonoskopine nuk do te keni nevoje ta beni me narkoze. Ju uroj nje fat te tille. 

Uroj ta merrni te plote denimin dhe drejtoria e burgjeve te kujdeset per sistemimin tuaj ne nje strofkulle te tille qe ajo e luanit t’iu dukej kamp pushimi