Formati i “Big Brother” është një spektakël që pavarësisht personazheve ka shikueshmëri të lartë dhe interesimi i publikut për të nuk mungon. Këtu nuk po flasim vetëm për BB Albania, por për formatin në tërësi, i cili prej vitesh operon me sukses në vende të ndryshme të botës.

Mirëpo si do të ishte një Big Brother me personazhe “VIP”?! Duhet thënë se është tentuar njëherë një format i tillë në Kosovë si "VIP Shpija", por nuk është se pati ndonjë sukses për t’u mbajtur mend.

Kështu, burime nga “Top Channel” janë shprehur për revistën “Who” se po përgatitet që në ekran të sillet një “Big Brother VIP”.

Se cilët do jenë personazhet VIP që do i bashkohen këtij reality-show nuk mund të hamendësojmë, sepse në Shqipëri thuajse çdo kush e mban veten për “VIP”. Prandaj duhet të presim deri sa produksioni i spektaklit të zbulojë detaje të reja rreth “BB VIP Albania”.