Thonë që paratë nuk i ha as qeni, por njeriu mund t’i hajë dhe kur themi t’i hajë e themi në kuptimin e parë të fjalës.
Një 30-vjeçare kolumbiane përfundoi në spital me dhimbje të forta stomaku. Kur mbërriti atje, mjekët u habitën nga ajo që panë. Në aparatin tretës të Sandra Milena Almeida ndodheshin plot 9 mijë dollarë të patretur.
Paratë ishin të gjitha kursimet familjare të saj dhe të bashkëshortit që kishte në krah. Më pas u mësuan edhe arsyet që e çuan Sandran drejt këtij akti ekstrem.
Ajo pranoi se i kishte gëlltitur kartmonedhat në shenjë hakmarrjeje ndaj bashkëshortit që e tradhtonte.
Grupi i mjekëve që kryen operacionin zbuluan edhe prerjet e gjetura në stomakun e pacientes. Ata thanë se 57 prerje ishin 100 dollarëshe, pjesa tjetër prerje më të vogla si dhe kartmonedha vendase.
Kirurgu që mori përsipër operacionin tha se prerjet 100 dollarëshe janë në gjendje të mirë, ndërsa pjesa tjetër nuk u rekuperuan dhe ishin shkatërruar nga lëngjet tretëse të stomakut.
Lajmi i mirë (edhe për 30-vjeçaren) është se në arkën familjare të kursimit nuk ruheshin monedha hekuri…
Për t’u hakmarrë për burrin që e tradhtonte, gruaja ha 9000 dollarë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“SHBA do të vëzhgojë Ngushticën e Hormuzit”/ Trump: Omani nuk duhet të ndërhyjë ose do të duhet t’i hedhim në erë
Mbretëresha Sonja e Norvegjisë shtrohet në spital me probleme me zemrën
FBI paralajmëron përdoruesit e Microsoft 365 për mashtrimin e ri: Ja gjithçka që duhet të dini
Trump: Irani po negocion deri në limit, por ne nuk jemi të kënaqur me kushtet! Mund të mos ketë marrëveshje nëse shtetet e Gjirit…





