Një 36-vjeçar shqiptar, është dënuar me 10 vite e gjysmë burg nga një gjykatë në Britani, pasi është shpallur fajtor për sulmin seksual ndaj një nxënëseje, 15 vjeçe.
Sipas medieve të huaja, Rufat Kasamaj ka shfrytëzuar momentin pasi ka parë që adoleshentja ka qenë në gjendje të dehur për të ushtruar dhunë seksuale ndaj saj.
15 vjeçarja fillimisht ishte me miqtë e saj në lokalin Bat and Ball. Asaj i kishin shërbyer alkool pavarësisht se ishte e mitur dhe më pas shqiptari e ka vëzhguar derisa i është afruar rreth orës 22:30 të datës 4 shtator 2021.
Ajo i tha shqiptarit se kishte humbur miqtë e saj dhe ai u përpoq t’i jepte siguri, duke i thënë se do ta ndihmonte atë të kthehej në shtëpi por bëri krejt të kundërtën, duke abuzuar seksualisht me të.
Sipas gjykatësit Mark Dennis, pavarësisht se vajza qante dhe i lutej që të mos vazhdonte, autori mostër ka vazhduar ta përdhunojë.
“Më 4 shtator të vitit të kaluar ju keni kryer një vepër vërtet të tmerrshme, duke e nënshtruar viktimën tuaj 15-vjeçare në një kalvar traumatik, duke mos treguar keqardhje ose shqetësim për vuajtjet e saj në ndjekje të kënaqësisë tuaj seksualisht të dhunshme”, ta gjyqtari.





