Një 25 vjeçar është shpallur në kërkim pasi në lokalin e tij në Vlorë organizoheshin baste sportive nëpërmjet celularit, ndërsa një klient po ndiqet penalisht.

Policia Vlorë ka ushtruar kontroll në lokalin e H. A., për goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Një klient që ndodhej aty gjatë kontrollit dhe u kap duke vënë baste, nëpërmjet celularit është në ndjekje penale. Celulari që po përdorte K. S., është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet u referuan në Prokurori ndërsa vijon puna për kapjen e H. A.