Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në magazinën e një fabrike në zonën e ish-Metalurgjikut në Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë magazinën e kompanisë, e cila administrohet nga investitorë turq dhe ku prodhohen letra të lagura dhe produkte të ndryshme higjienike.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Shërbimit Zjarrfikës dhe  policia, të cilat po punojnë për menaxhimin e situatës dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Deri në këto momente nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar apo për shkaqet e zjarrit.