Ka përfunduar numërimi i votave në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve. Në këto çaste u mbyll numërimi i votave me kusht dhe të atyre me nevoja të veçanta.
KQZ-së iu desh gati një muaj për përfundimin e numërimit.
Përkundër pritjeve të Lëvizjes Vetëvendosje, partia e Kurtit fitoi vetëm një mandat më shumë në krahasim me numërimin e votave nga vendvotimet e rregullta, nga 47 në 48, duke i marrë një ulëse Partisë Demokratike të Kosovës e cila performoi më dobët në votat e diasporës dhe mbetet tek 24 deputetë.
LDK do të ketë 20 deputetë, ndërsa koalicioni mes AAK dhe Nismës 8 deputetë, tre prej tyre nga partia e Fatmir Limajt.
Lista Serbe mori 9 ulëse, ndërsa mandati i dhjetë për komunitetin serb i takoi partisë së ministrit Nenad Rashiq, Za Slobodu i Pravdu Opstanak