Tiranë, 23 korrik 2014 – Kryeministri Edi Rama po ia kalon dhe hakerave dhe maniakëve kibernetik sa i takon vendimit të ri për IMEI-n e celularëve. Kështu deklaroi deputetit Eduard Halimi gjatë një dalje publike para mediave. Sipas Halimit, zbatimi i këtij vendimi është fundi i lirë i të drejtave të njeriut për privatësi, pasi me përgjimin e telefonave celularë nuk do të ketë më privatësi. 

“Në katër qershor 2014, është firmosur një VKM. Kryeministri pritet të ngreh një databaze ku do të ketë një akses për numrat e celularëve. Çfarë IMEI?! IMEI është pasaporta e celularit. Dhe nëpërmjet numrit të IMEI pa qenë nevoja të lidhet me kompanitë dhe pa kërkuar lejen e Prokurorisë mund të identifikojë në pak sekonda se ku ndodheni, çfarë jeni duke bërë, të kontrollojë email, viber, ëhasap, fotot, etj. Flas këtu për kryeministrin e vendit, i cili ka kaluar hackerat.”– tha gjatë fjalës së tij Halimi. 

Sipas deputetit Halimi, ky vendim është fundi i lirisë për opozitën.

Ky për opozitën është fund i lirisë së individit. Në datën 8 prill 2014, e shpalli këtë rezolutë të pavlefshme e vitit 2006 që nuk lejonte kompanitë të mbledhin të dhënat personale. Dhe askujt mbi tokë nuk do ti kishte shkuar ndër mend që do dilte ky vendim. Këto janë me firmë e vulë të Edi Ramën. Ndërsa ky vendim ka pushtuar vendin, institucionet heshtin. Gjykata e Luksemburgut nuk lejon kompanitë të përgjojnë ndërsa këtu kryeministri përgjon serverin.”-bëri me dije Halimi. 

Më tej deputeti Eduard Halimi i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese, me anë të kërkesës së bërë nga ana e opozitës pak ditë më parë që të pezullojë vendimin. 

“Ne kërkojmë që Gjykata Kushtetuese të pezullojë vendim para 4 gushtit. Në rast se ata persona e dorëzojnë telefonin, do gjobiten. I kërkojmë avokatit të popullit dhe Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave të heshtin. Ne si PD do vazhdojmë këtë beteje dhe ftojmë të gjithë qytetarët që të mbrojnë jetën private kundër vendim anti-europina, si ai që kryeministri kërkon të futet në jetën personale të gjithkujt.”-përfundoi fjalën e tij Halimi. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/