· Ministri i jashtëm grek ka qenë i ftuar të fliste në një konferencë të ambasadorëve në kryeqytetin e Maqedonisë, pas së cilës njoftoi mbi marrëveshjet mes palëve
Pavarësisht nga mosmarrëveshjet politike, Greqia dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë ranë dakord mbi ndërtimin e një tubacioni të transportimit të naftës dhe gazit nga porti i Selanikut, deklaroi më 25 gusht 2016, gjatë një vizite në Shkup, Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, i cituar nga agjencia Regnum.
Sikurse deklaroi Kotzias, palët ranë dakord për krijimin e një tubacioni magjistral për furnizimin e produkteve të naftës. Në të ardhmen nëpër të do të transportohet gjithashtu gaz natyror. Tubacioni do të fillojë në portin e Selanikut vuri në dukje kreu i Ministrisë së Jashtme greke.
Është për t’u vënë në dukje se naftësjellësi kryesor magjistral transbaltik është tubacioni Selanik-Shkup-Beograd, kapaciteti lëshues i të cilit është tre milionë tonë në vit. Ai është në funksion që nga vitet 1960 për shkak të paralizës së punës dhe mbylljes që e pasoi pas kësaj për gati dhjetë vjet e Kanalit të Suezit, që kishte të bënte me konfliktin arabo-izraelit. Në ndërtimin e segmentit Selanik-Shkup ndihmuan specialistë sovjetikë dhe rumunë. Në vitin 1976, grupi sovjetik-hungarez-jugosllav i punës këshilloi përdorimin e tubacionit për të anashkaluar ngushticat e Detit të Zi. Gjithashtu më se njëherë është diskutuar varianti i lidhjes së segmenteve jugor, hungarez të naftësjellësit "Druzhba" nëpërmjet Serbisë me portin e Tivarit në Adriatik dhe me atë të Selanikut në Egje. Ky variant do të mundësonte krijimin e një sistemi parimisht të ri të transportimit të naftës, që nuk do të varej nga itinerari nëpër Bosfor dhe Dardanele.
Në vitet 2010-2012 autoritetet maqedonase kanë qenë të interesuar për zhvillimin e naftësjellësit Greqi-Maqedoni-Serbi. U planifikua rikonstruksioni i këtij naftësjellësi do të bëhej me pjesëmarrjen e kompanive ruse, gjë që është diskutuar gjatë forumeve të biznesit ruso-maqedonas dhe ruso-grek në vitin 2013. Është për t’u vënë në dukje se në vitet 1990 Rusia inicioi projektin e naftësjellësit Burgas-Aleksandropolis (BA). Palës ruse i duhej që për anashkalimin e ngushticave turke, ku vendoseshin kufizime për transportet me anije cisternë, teksa atje kalonte deri në 25% e eksportit të naftës ruse. Në vitin 2001, sipas të dhënave të revistës ruse "Neft i Kapital", kompania "Lukoil" i ofroi Athinës zgjatjen me 150 kilometra të trasesë së naftësjellësit të Deteve të Zi-Egje porti Burgas-Aleksandropolis deri në Selanik. Në këtë rast, projekti BA do të shtrenjtohej deri në 25-30%, por gjithsesi nafta ruse me tubacion do të kishte qasje jo vetëm në Selanik, por edhe në saje të naftësjellësit Selanik-Shkup në rafinerinë maqedonase, që prodhon rreth tre milionë tonë. Por në vitin 2013, Bullgaria u tërhoq nga projekti i rikonstruksionit të naftësjellësit Burgas-Aleksandropolis, duke deklaruar se dëshiron të marrë pjesë në projektin joprorus Shqipëri-Maqedoni-Bullgari.
Pavarësisht mosmarrëveshjeve politike, për Greqinë është e rëndësishme të bashkëpunojë me vendet fqinje, me qëllim që të bëhet nyjë energjetike e BE-së.