Një kabinë metalike ka marrë flakë paraditen e sotme pranë stadiumit në lagjen nr.18 në Durrës.
Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, flakët kanë shpërthyer në mënyrë aksidentale, raporton “DurrësLajm”.
Ndërhyrja në kohë bëri të mundur vënien nën kontroll të flakëve dhe shuarjen e tyre.





