Në minutën e 60-të të ndeshjes së futbollit mes Atletiko Nacional dhe Xhunior, gjatë ndeshjes së 10-të të Ligës Kolumbiane, në tribunën e stadiumit shpërthyen përleshje të dhunshme mes tifozëve.
Situata u përshkallëzua aq rëndë sa policia raportoi për më shumë se 20 të plagosur, shumë prej tyre të shkaktuara nga goditjet me thikë, pasi mbështetësit e dhunshëm nga të dy ekipet u panë duke përdorur thika.Trazirat nisën në minutën e 56-të, pak pasi vendasit shënuan golin e dytë. Rreth 300 tifozë të Xhunior filluan të luftojnë me tifozët e Atletiko Nacional.
Si kundërpërgjigje, tifozët vendas kanë reaguar dhunshëm, duke u mbrojtur në një skenë kaotike. Niveli i dhunës bëri që arbitri të pezullonte ndeshjen në minutën e 60-të.
Të plagosurit u trajtuan menjëherë në stadium përpara se të transferoheshin në spitalet aty pranë. Ndjenja e pasigurisë brenda stadiumit ishte aq e fortë sa dhuna u përhap në fushë, duke detyruar lojtarët e të dyja skuadrave të vrapojnë për siguri në dhomat e zhveshjes.