23 nëntor 2014 – Një i ri serb 25-vjeçar ka gjetur vdekjen pas përleshjeve mes tifozerisë së Gallatasarajit dhe asaj të 'Cervena Zvezda' pas ndeshjes së basketbollit e vlefshme për EuroLeague. Policia turke ka deklaruar se ka bërë të gjitha përpjekjet që tifozët turq dhe ata serb të mos kenë asnjë kontakt me njëri tjetrin, ndërkohë që për vdekjen e 25-vjeçarit forcat blu kanë theksuar se ai është qëlluar me thikë nga një tjetër tifoz serb. Ndryshe paraqitet situata pas ndeshjes në mediat serbe, të cilat kanë shkruar se tifozi i 'Cervena Zvezdës' është vrarë nga huliganët turq. Sipas tyre, huliganët turq kanë acaruar situatën në pallatin e sportit me shpalosjen e flamurit shqiptar dhe me thirrjet për Kosovën. Në shkrimet e mediave serbe thuhet se ka qenë trajneri i Galatasarajit, Engin Ataman, i cili me deklaratat e tij pas ndeshjes i ka hedhur benzinë zjarrit. Reagimin më të ashpër ndaj trajnerit turk e ka dhënë konsulli serb në Stamboll, Zoran Markoviç, i cili e ka etiketuar atë terrorist.
Përleshjet në ndeshjen e basketbollit, mediat serbe akuzojnë turqit për provokim me Kosovën
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Publikohet harta e re e Gjirit Persik, ja kufijtë e ri në Hormuz
Jo çdo dhimbje zgjidhet me ushtrime/ E vërteta e fshehur pas qetësisë së shpejtë
Trump paralajmëron: Forcat iraniane do të hidhen në erë nëse synojnë anijet amerikane
U përjashtua nga “Ferma VIP”, reagon për herë të parë Malbora





