Një varkë me emigrantë që udhëtonin drejt Anglisë është përmbysur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kanalin pranë Calais, nga Franca drejt Anglisë, ku dyshohet se të paktën 20 persona kanë ndërruar jetë pasi janë mbytur në ujërat e kanalit.

Aktualisht të dyja qeveritë, franceze dhe ajo angleze, po kryejnë një operacion nga ajri dhe uji për të nxjerrë trupat e viktimave.

Ndërkohë autoritetet po ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë së autorëve, të cilët sipas qeverisë anglezë janë kontrabandistë të cilët përfitojnë nga dëshira e njerëzve për një jetë më të mirë.

Ende nuk ka informacion për personat e tjerë që kanë qenë në varkë./