Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të shumta në lindje të Spanjës.

Bllokimi i pusetave dhe kanaleve kulluese bëri që uji të vërshonte në rrugë. Përmbytje të mëdha pati dhe në zonat periferike pasi përrenjtë dolën nga shtrati.

Si pasojë, shumë automjete u bllokuan nga uji.

Në terren dolën menjëherë forcat zjarrfikëse që bënë të mundur shpëtimin e të gjithë njerëzve që i kapi stuhia në rrugë. Agjencia shtetërore meteorologjike spanjolle ka shpallur një alarm rreziku për pothuajse gjysmën e vendit, duke përfshirë këtu edhe kryeqytetin e Madridit, pasi rrezikojnë të goditen nga moti i keq. Ndërkohë qytetarëve u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi deri sa stuhia të largohet.