Arrestohet një 37-vjeçar nga Buçimasi i Pogradecit. Ai ishte nën hetim pasi shqetësonte në telefon një vajzë 29 vjeç, dhe dje është vënë në pranga pasi e ka përndjekur me makinë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.