Një aksident ku janë përfshirë disa makina është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Maminasit.
Fatmirësisht nga përplasja nuk ka persona të lënduar, konfirmon policia për DurrësLajm.
Mësohet se në aksident kanë mbetur të përfshira 4 makina dhe dëmet materiale të shkaktuara në to janë të konsiderueshme.
Për shkak të përplasjes, është krijuar një rradhë e gjatë automjetesh siç duket qartë edhe në fotot e shkrepura nga fotografi i LSA, Gent Shkullaku.