Dy persona kanë mbetur të plagosur gjatë një aksidenti të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Bilisht-Kapshticë”, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë.

Mësohet se të plagosurit janë drejtuesi i automjetit I. Z. dhe pasagjeri në këtë shtetasi D. M., të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Bilishtit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.