Dy makina janë përplasur ditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Udënisht.

Si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme materiale.

Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur kryerjen e procedurave për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë brenda ditës së sotme pranë qytetit të Pogradecit, pasi më herët 3 automjete u përplasën në aksin Korçë-Pogradec.