Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Xhafzotaj-Fllakë.

Mësohet se mjeti tip “Volkswagen” me targë AB196OS me drejtues shtetasin F. M., është përplasur me automjetin tjetër tip “Volkswagen” me targë AA851LB me drejtues shtetasin M..

Si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi M.M, i cili është transportuar me ambulancë në Spitalin e Durrësit.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia, e cila po heton shkaqet e aksidentit.