Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat, ku një i moshuar ka humbur jetën ndërsa udhëtonte me motorr.

65-vjeçari Axhem Oshafi, është përplasur me bordurën ndërsa ishte duke udhëtuar me motorr, në rrugën Berat-Roskovec, në afërsi të fshatit Kutalli.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 14:30 në rrugën e fshatit Kutalli, Dimal shtetasi A.O., rreth 65 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me bordurën e trotuarit, anës rrugës.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi A.O.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.