NJU DELHI, 04 mars 2013- Të paktën 11 fëmijë humbën jetën sot nga përplasja mes një autobusi shkolle dhe një kamioni të ngarkuar në veriperëndim të Indisë.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se 7 fëmijë kanë vdekur në Jaheer, një rajon në Punjab, ndërsa 4 të tjerë janë shtruar në spital për shkak të plagëve të rënda.
Autobusi transportonte 30 fëmijë.
"Rreth 110 000 persona kanë humbur jetën në vitin 2011 në rrugët e Indisë kryesisht për shkak të kushteve të këqija dhe shpejtësisë", theksoi policia.