Policia e Durrësit ka arrestuar shoferin 19-vjeçar që përplasi dy të mitur mbrëmjen e djeshme në Kënetë si edhe dy persona të tjera që ishin të dehur në drejtimin e mjetit.

Kështu, Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

*E. B., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar dy shtetas të mitur, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve;

*F. O., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

*Specialistët e Qarkullimit Rrugor Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin ukrainas O. M., 35 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

LEXONI EDHE: