Dy shoferë të dehur janë arrestuar nga blutë e Durrësit, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Njëri prej tyre ka shkaktuar edhe një aksident, duke përplasur një mjet të parkuar në rrugë.

Në pranga ra G. Smira 39 vjeç, banues në Arapaj. Në lagjen Nr.13 duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen Passat” me targa AA 198 II, ka humbur kontrollin e mjetit duke goditur një mjet tip “Benz” me targa AA 650 BJ, të parkuar. Pas përplasjes iu bë testi i alkoolit dhe rezultoi se kishte konsumuar alkool në masën 1.10mg/l.

U arrestua edhe një 25-vjeçar, i cili u kap në orën 04:00 të mëngjesit në Plazh në gjendje të dehur. Shtetasi E.Haxhi drejtonte automjetin tip “Audi” me targa AA 105 DS.