Një ditë pasi goditi me fadromë një pushues në Pogradec, ka rënë në pranga drejtuesi i mjetit të pastrimit.

Në pranga ka rënë edhe përgjegjësi i firmës së pastrimit, mbi dyshime për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Në pranga ra punonjësi D. P., 31 vjeç, i cili plagosi pushuesin A. K., 53 vjeç banues në Tiranë, i cili u dëmtua rëndë dhe për këtë shkak, ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Përgjegjësi i firmës së pastrimit,  G. D., 40 vjeç, banues në Pogradec, u arrestua për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi dyshohet se nuk ka kontrolluar punonjësit e firmës dhe nuk i ka sqaruar ata, në lidhje me detyrat.

 Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Plazhi”, ku mjeti fadromë që shërben për pastrimin e mbetjeve liqenore, shkeli aksidentalisht 53-vjeçarin. Pushuesi, i cili është identifikuar si Agron Keta nga Tirana, ka qenë i shtrirë në rërë dhe mjeti i pastrimit e ka shkelur me njërën gomë.