Drejtuesi 33-vjeçar i një automjeti tip ‘Toyota’ është ndaluar nga Polica pasi kishte përplasur një tjetër shtetas dhe është larguar nga vendngjarja.

Shtetasi me incialet E.B., banues në fshatin Kamuna në Cërrik u ndalua për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Elbasan ndaluan shtetasin E. B., 33 vjeç, banues në fshatin Kamuna, Cërrik, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se më datë 18.09.2023, në aksin rrugor Cërrik-Selitë, ka përplasur me automjetin tip “Toyota” që drejtonte, motomjetin me drejtues shtetasin L. Ç., 36 vjeç, banues në fshatin Selitë, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi L. Ç. ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Automjeti tip “Toyota” u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.