Është arrestuar 17-vjecari Elio Rr., i cili përplasi për vdekje 2 turistët italianë në orët e para të mëngjesit në Sarandë.

17-vjeçari akuzohet për dy vepra penale, “shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor” me pasoje vdekjen e disa personave sipas nenit 290/4 dhe “drejtim i automjeteve ne menyre te parregullt” sipas nenit 291.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Viktima mbetën dy turistët italianë Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano.

Ata u përplasën nga “Benzi” që drejtohej nga  17-vjeçar i cili ishte nisur me një mikun e tij 16-vjeç drejt Ksamilit, ndërsa italianët po ktheheshin nga Ksamili për Sarandë.

Dy adoleshentët që ishin në makinë mbetën të plagosur.