TIRANË- Përplasje gjatë zgjedhjeve të kreut të Asamblesë së Çiklizmit, Tiranë.

Drejtues i çiklizmit për Tiranën, Besnik Musai, është futur forcërisht në sallë dhe ka mundur të grisë dokumentat dhe procesverbalet e votimit duke prishur mbledhjen, pasi pretendon se shkarkimi i tij është i parregullt. 

Asambleja e Çiklizmit u zhvillua në një ambient tjetër pas incidenteve, ndërkohë mësohet se ishte kjo e fundit që i propozoi shkarkimin e Musarait, Ministrisë ë Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve.