TIRANE – Aktorja e njohur, Olta Gixhari është paraqitur sot pranë një rajoni të Policie në Tiranë, për të raportuar mbi ngjarjen dhe konfliktin e gazetarit të “ABC News” Eni Shehu dhe drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli.

Mund të themi se Olta gjendet mes dy zjarreve, pasi i duhet të dëshmojë çfarë ka parë në përplasjen fizike mes Shehut dhe Çulit, njëri miku i saj më i ngushtë, dhe tjetri, regjisori i shfaqjes ku ajo ishte protagoniste “Tri Motrat”, e njëkohësisht drejtori i TK-së.

Gazetari Shehu, depozitoi denoncimin e tij pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ku deklaroi se ishte dhunuar nga Çuli në ambientet e Teatrit Kombëtar. Ndërkohë Drejtori i këtij institucioni, u vetëmbrojt duke thënë se Shehu ka qenë i droguar në momentin e konfliktit. Vetë gazetari e mohoi këtë fakt, duke u shprehur se është i gatshëm për të bërë testin e drogës. (story)