TIRANE – Personat me aftësi të kufizuar paralajmërojnë kallëzim penal ndaj funksionarëve të disa komunave dhe bashkive që nuk kanë shpërndarë prej 3 muajsh pagesat për këtë shtresë.

Kryetari i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuar, Sinan Tafaj, deklaroi se shoqata do të vijojë protestat, ndërkohë që do t’i drejtohet edhe drejtësisë, pasi sipas tij shteti nuk po zbaton ligjet. 

“Kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj funksionarëve. Pagesat në disa komuna dhe bashki nuk janë shpërndarë prej 3 muajsh”,- deklaroi Tafaj.