Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Alma Beqirin, të arrestuar për përvetësimin e 3 milionë eurove nga bizneset online si punonjëse e postës private “Adex”.

Seanca me gjyqytare Thomaidha Roça, ndërsa prokuror Gjergji Ceka, u mbajt me dyer të mbyllura, për më tepër se 2 orë.

46-vjeçarja shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as te kompania që kryente këtë shërbim.

Hetimet e zhvilluara nga uniformat blu kanë zbuluar se kjo skemë mashtrimi nga 46-vjeçarja ka nisur prej vitit 2021.

Ndërsa shumat e konsiderueshme të parave të përfituara, Alma Beqiri mësohet se i ka shfrytëzuar për të blerë pasuri të paluajtshme dhe biznese tregtare të cilat i ka regjistruar në emrin e vet dhe familjarëve të saj.