Pesë të rinj shkodranë, në gjendje të dehur, kanë kanosur me armë zjarri një turiste gjermane, dy ditë më parë në Shkodër. Policia bën të ditur se turistja 23-vjeçare A.T. ka bërë kallëzim në komisariat, duke pretenduar se pesë persona që lëviznin me një automjet, e kanë kanosur me armë zjarri.
Policia e Shkodrës ka mundur të identifikojë dhe të vendosë në pranga 5 personat e dyshuar për ngjarjen. Në pranga ranë: Ersid Hasaj 25 vjeç, Shpëtim Buraniqi 22 vjeç, Bashkim Buraniqi 24 vjeç, Armen Lisaj 25 vjeç dhe Shuajp Molla 58 vjeç, banues në Dobraç – Shkodër.
Mësohet se armën, me të cilën u kanos turistja, e posedonte pa leje 25-vjeçari Ersid Hasaj, i cili akuzohet për veprën penale “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje “, ndërsa katër të tjerët akuzohen për “Kanosje” dhe “Moskallëzim krimi”.





