Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka deklaruar se ka ende “rrugë të gjatë” për të rivendosur marrëdhëniet me SHBA-të, por “vullneti politik” për rivendosjen e marrëdhënieve të dy vendeve ekziston.
Sipas tij Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë në fazën fillestare të një rruge të gjatë dhe të vështirë për të rivendosur marrëdhëniet e tyre, por presidentët Vladimir Putin dhe Donald Trump kanë shprehur vullnetin politik për të ecur përpara.
Peskov tha gjithashtu se ishte po aq e rëndësishme të përcaktohet nëse Ukraina, e cila pritet të mbajë sot bisedime diplomatike të nivelit të lartë me SHBA-në në Arabinë Saudite, ishte e interesuar për paqen apo jo.