Piloti britanik Lewis Hamilton është i sigurt: Max Verstappen së shpejti do t’i bashkohet Mercedesit.

7 herë kampioni i botës në Formula 1, njoftoi pak ditë më parë se do ti bashkohet Ferrarit sezonin tjetër dhe vendin e tij ai beson se do ta mbush Verstappen.

Piloti anglez ecën drejt në rrugën e tij dhe emëron kampionin holandez si pasues në ekipin e Mercedes.

“Jam i sigurt që Max Verstappen është në listën e Mercedesit, por jam gjithashtu i sigurt se ai është i fokusuar në të tashmen dhe gjithashtu nuk e kuptoj pse duhet të largohet nga një makinë kaq e bukur”, deklaroi Hamilton.

Kampioni britanik dekalroi për Sky Sport se e ardhmja e tij te Red Bull do të varet shumë nga drejtori sportiv Chris Horner, i cili u akuzua për ngacmim seksual dhe më pas u shpall i pafajshëm.

Sipas tij kjo ngjarje mund të ketë pasoja në të ardhmen e Red Bull:

“Gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë vërtet interesant atje. Nuk kam asnjë mendim tjetër…” komentoi Hamilton, i cili e cilësoi ndërhyrjen e babit të Max, Jos Verstappen si të padobishme për kampionin në fuqi të Formula 1.