Dëmtimet e shpeshta dhe 35 vitet mbi supe po e shtyjnë Gerard Pique drejt një vendimi mjaft të rëndësishëm, siç është ai i tërheqjes nga futbolli i luajtur.
Mediat katalane bëjnë me dije se lideri i prapavijës së Barcelonës është duke marrë në konsideratë ta mbyllë karrierën si futbollist pikërisht në fund të këtij sezoni, për të marrë më pas një rol drejtuesi në klub.
Idenë e tij Pique e ka konsultuar edhe me presidentin e Barcës, Laporta dhe trajnerin Xavi, të cilët po punojnë për afrimin e dyshes Azpilicueta-Christensen nga Chelsea, në mënyrë që të mos kapen të pa përgatitur.