Pique “sulmon” Realin, PSG ironizon Barcelonën
Ka peshuar shumë disfata e dyfishtë në El Clasico për Gerard Pique. Mbrojtësi që është edhe një prej simboleve të Barcelonës nuk e ka përjetuar aspak mirë faktin që “Los Blancos” dominuan sërish për 90 minuta duke e mbyllur sfidën e dyfishtë të Superkupës së Spanjës me rezultatin e përgjithshëm 5-1. “Kemi shumë punë për të bërë por për të parën herë në 9 vitet e fundit ndihem inferior ndaj Realit”, shkruan në Twitter shtatlarti katalanas.Një moment aspak i mirë në kampin blaugranana ku drejtori sportiv, Segura sqaroi se puna për Coutinho dhe Dembele vazhdon, ndërsa Pique shton se Barcelona nuk po kalon një nga momentet më të mira as si skuadër dhe as si klub.
Në krahun tjetër, drejtori Segura hodhi poshtë zërat për konflikte në dhomën e zhveshjes. Por ndërsa Barcelona vuante në fushën e blertë, PSG argëtohej në rrjetet sociale. Pak momente pas golit të dytë të Benzema, klubi francez nuk kurseu një postim ironik në Twitter me foton e Neymar dhe me një fytyrë të qeshur. Me pak fjalë, në Paris po qeshin me atë që po ndodh në Barcelonë. Një thumbim në kufijtë e sjelljes sportive por që mund të qëndrojë pas asaj disfate 6-1 në Champions League që PSG pësoi pak kohë më parë në “Camp Nou”.
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“I dhashë besën dhe nuk kthehesha pas”, Egli Tako rrëfen dashurinë: Në lidhje, vajza duhet të jetë “princesha”, jo djali
Tragjike në Itali/ I refuzuan regjistrimin në një kurs vallëzimi, 52-vjeçari qëllon me armë drejt pronares dhe më pas i jep fund jetës
Më kë futbollist do dilte në një takim? Livia: Mendoj se është simpatik…
Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028





