Një djalë 5-vjeçar ka arritur të mbijetojë pasi u kafshua dhe u tërhoq brenda një pishine nga një piton tre metra i gjatë që u mbështoll në këmbën e tij.

Beau Blake u shpëtua më pas nga gjyshi i tij 76-vjeçar Allan, u cili u hodh në ujë për të nxjerrë nipin, teksa pitoni ishte mbështjellë rreth tij, tregonte babai i vogëlushit, Ben në një program në Australi.

“[Beau] ishte duke ecur pranë anës së pishinës… dhe besoj se pitoni ishte aty duke pritur që të afrohej një viktimë … që në këtë rast ishte djali im,” tha Blake duke shtuar se ai kishte ardhur më vonë në vendngjarje. Gjyshi i tij pa një gjarpër që doli nga bimësia dhe kur ata ranë në ujë, gjarpri ishte mbështjellë tërësisht rreth këmbës së tij”.

Blake tha se Allan ishte “gjyshi i vitit” pasi u hodh në ujë për të shpëtuar Beau “me vetëmohim të plotë”.

“Ai ma afroi djalin mua dhe unë u detyrova ta ndaja atë nga gjarpri gjigant që mbahej te këmba e tij”, tha babai i Beau në programin 3AW Breakfast.

Blake shtonte: “Unë nuk jam trupvogël …kështu që për 15-20 sekonda e kisha çliruar atë,” tha Ben duke shtuar se e kishte mbajtur gjarprin për rreth 15 minuta për të siguruar familjen e tij, e më pas e kishte lëshuar.

Beau tha se pësoi vetëm plagë të lehta kafshimesh nga pitoni, pasi specia nuk është helmuese.

Ata zakonisht kapin prenë e tyre me dhëmbë dhe më pas sillen rreth trupit të saj duke e shtrënguar për ta vrarë.

Pitonët hanë zakonisht brenjtës, zogj e zvarranikë të vegjël, nganjëherë edhe mace.

Ka 15 specie pitonësh në Australi dhe shumë prej tyre afrohen në kopshtet e shtëpive. Pitonët janë një specie e mbrojtur dhe nuk mund të vriten apo të merren nga habitati i egër.