Gjykata e posaçme dënon 14 xhihadistë që u larguan në Siri, disa prej të cilëve nuk jetojnë më dhe të tjerët janë në burg.

Shyqyri Kaca dhe Saimir Kaca u dënuan me nga 10 vite burg secili, ndërsa të tjerët morën nga 5 deri në 9 vite, sipas veprave penale për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe veprime luftarake jashtë vendit.

Vendimet:

Për Deklarimin fajtor të të pandehurit Shyqyri Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 9 nëntë vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Shyqyri Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” me 4 vjet burgim.

Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 10 dhjetë vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 9 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Saimir Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” me 4 vjet burgim.

Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 10 vjet burgim

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Enes Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me pesë vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Enes Kaca për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” me dy vjet burgim.

Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 5 vjet burgim

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Bajram Sulaj për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 8 vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Bajram Sulaj për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj me 4 katër vjet burgim.

Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 9 nëntë vjet burgim

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatbardh Taushani për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 8 tete vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Ali Balliu për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 7 shtate vjet burgim

Deklarimin fajtor të të pandehurit Arbër Stafasani për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 8 tete vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Arbër Stafasani për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” me 4 katër vjet burgim.

Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 9 nëntë vjet burgim.

  • Deklarimin fajtor të të pandehurit Etion Zani për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” dhe në bazë të nenit 234/a/2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Etion Zani për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” me katër vjet burgim.

Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 9 nënte vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Nertil Hysenllari për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 8 tete vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Ledio Mehmeti për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 8 tete vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Erion Luto për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 8 tete vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Erion Luto për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në veprime luftarake në një shtet të huaj” dhe në bazë të nenit 265/a/1 të Kodit Penal dënimin e tij me 4 katër vjet burgim.

Në bazë të nenit 55 të Kodit penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm me 9 nënte vjet burgim.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit Erdet Korro për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste” me 8 tetë vjet burgim.