Disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në afërsi të kryqëzimit të Gajushit, në superstradën Lezhë-Milot.
Nga përplasja, kanë mbetur të plagosur rëndë 4 persona. Mes tyre, edhe një grua me vajzën e saj.
Ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur policia.