Një plagosje me thikë ka ndodhur në zonën e Kamzës në Kodër Kuqe, Babrru, ku një djalë i ri 20 vjeç është goditur me thikë.

I plagosuri A.C. 20 vjeç ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar dhe e ka arrestuar atë, një 33-vjeçar me iniciale I.M.

Sipas policisë, plagosja ndodhi pas një sherri për motive të dobëta.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.