Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër ku një 24-vjeçar nga Kosova është plagosur me thikë në dhomën e një hoteli. Ngjarja ndodhi të mërkurën në Dällikon, në një hotel në komunën Furttal. Menjëherë pas marrjes së njoftimi policia shkoi në vendngjarje dhe i ofroi shqiptarit të plagosur ndihmën e parë. Pas kësaj ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Mediat zviceriane shkruajnë se ai ka marrë plagë në zonën e krahut dhe në pjesën e sipërme të trupit.

Sipas hetimeve fillestare, ngjarja ka ndodhur gjatë një grindjeje në një dhomë hoteli. Tre të dyshuar janë arrestuar, përkatësisht dy suedezë dhe një slloven. Njëri prej të dyshuarve u arrestua fillimisht e dy të tjerët më pas. Të tre janë të moshave mes 20 dhe 33 vjeç, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e incidentit.