Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Irakleo të Kretës.

Mësohet se dy shqiptarë, klientë në një kafene janë zënë me njëri-tjetrin dhe njëri është plagosur me thikë. 

Ngjarja ndodhi rreth orës 21.00 të së shtunës mbrëma në rrugën “Minoos” në zonën e Therisos në Irakleo.

Autori ka sulmuar 35-vjeçarin shqiptar duke e goditur me thikë në bark dhe duke i shkaktuar dëmtime në shpretkë dhe mëlçi.

35-vjeçari është rrëzuar në rrugë i gjakosur, ndërsa autori është larguar.

Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë e EKAV, e cila e ka dërguar të plagosurin në spitali ku po trajtohet ende dhe ndodhet në gjendje të rëndë.