Një i ri shqiptar banues në Tarxien, Maltë po lufton për jetën pasi u përplas nga një “Toyota Yaris” që drejtohej nga një 24-vjeçar.

22-vjeçari u dërgua me urgjencë në Mater Dei rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm, me plagë të rënda.

Ngjarja ka ndodhur në Triq San Anard në Tarxien. Policia po vijon me hetimet për zbrdhjen e aksidentit.