Një person ka mbetur i plagosur rëndë ditën e sotme në qytetin e Vlorës, pas një konflikti në afërsi të një lokali.  I plagosur rëndë ka mbetur shtetasi I.I.

Fillimisht mes autorit, 25-vjeçarit Antonio Veizaj banues në Vlorë, dhe personit të plagosur është zhvilluar një konflikt verbal, i cili më pas ka degjeneruar edhe në përplasje fizike duke përdorur mjete prerëse.

Në konflikt është përfshirë edhe shtetasi K.I, i cili së bashku me autorin e plagosjes ka marrë lëndime të lehta. Ndaj 25- vjeçarit Antonio Veizaj rëndon akuza e “Plagosjes së rëndë me dashje”.

Materialet hetimore në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.