Një aksident i rëndë ka ndodhur rnë Atessa, Itali. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë janë plagosur 5 persona ndër to edhe një shqiptare.

Bëhet me dije se shqiptarja 37-vjeçare ndodhet në gjendje më të rëndë.

Ajo po udhëtonte me një makinë “Chevrolet” të kuqe, e cila është përplasur me një tjetër makinë tip “Benz”.

Gruaja shqiptare është dërguar me helikopter në spitalin e Pescaras.