Janë zbardhur të tjera detaje rreth plagosjes me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Krujë, ku pas një konflikti të momentit mes shtetasëve Perlat Merlika dhe Artan Goga, situata ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit.

Autori dhe i plaosuri kanë qenë duke debatuar në një lokal të Krujës gjatë një loje tavëll. Aty, Goga ka goditur autorin, i cili ka qëlluar më pas me pistoletë.

Fatmirësisht plumbi e ka kapur rrëshqitas në shpatull duke e gërvishtur.